Tentoi ti ikte policise , gjendet koakine ne mjet.

Gjatë një patrulle rutinë, policia vendosi të ushtronte kontroll në një nga automjetet, por në vend që të ndalej, shoferi i ri i dha gazit dhe u përpoq të ikte. Skena ndodhi në Ibiza të Italisë dhe gjatë një ndjekje të shkurtër, policia arrestoi 24 vjeçarin shqiptar, pa vendim të caktuar dhe i pa proceduar më herët. Nervozizmi i tij ka bindur policët që të ushtrojnë kontroll të imtësishëm në mjet. Policia ka identifikuar menjëherë një hapësirë të posaçme të krijuar në shasinë e mjetit, duke gjetur atje një sasi prej 1.176 kg kokainë, ndoshta e destinuar për tregun lokal. I riu – i cili gjithashtu kishte tre telefona celularë dhe 500 euro para të gatshme – u arrestua më pas dhe u dërguar në qelitë e paraburgimit. Mediat italiane shkruajnë se konfiskime të ngjashme janë kryer edhe disa ditë më parë dhe të arrestuarit janë gjithashtu shqiptarë, të cilët shërbejnë si korrierë ose tregtarë me shumicë të drogës.