Tenton t’i ikë me vrap policisë, neutralizohet 20 vjeçari

Një 20 vjeçar nga Lezha u arrestua nga policia e Tiranës, teksa ishte shpallur në kërkim për vjedhje. Në pranga përfundoi Ndue Koleci, i cili fillimisht i ka bërë rezistencë policisë. I riu u arrestua në zonën e Tiranës së Re. “Ky shtetas është kapur nga agjentët e Komisariatit të Policisë nr 3, pas informacioneve që disponoheshin se fshihej në zonën e “Unazës së Re” Tiranë. Në momentin kur agjentët e policisë janë afruar për ta ndaluar, shtetasi Ndue Koleci, i ka bërë rezistencë punonjësve të policisë duke u larguar me vrap dhe është ndjekur prej tyre duke përshkruar një distancë të caktuar rruge nëpër rrugicat e lagjes”, sqaron policia. Për këtë shtetas, Gjykata e Tiranës, me vendimin Penal të datës 05.05.2016, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Vjedhje në bashkëpunim”.Në një video të publikuar nga “Jeta osh qef” tregohet momenti kur shkrepet arma, ndërsa klientët e një lokali aty pranë ngrihen të alarmuar. Pamjet u konfirmuan për Ora News nga zëdhënësi i Policisë së Tiranës.