Tenton të godasë me thikë policët, arrestohet i riu

Kundërshton punonjësit e policisë dhe i kanos ata duke tentuar t’i qëlloi me thikë, arrestohet në flagrancë nga policia. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë: Eridjon Gjatën, 32 vjeç, banues në lagjen “8 Shkurti” Fier. Arrestimi i tij u bë pasi ditë e djeshme, ka hedhur sende të banesës së tij në rrugën e lagjes “8 Shkurti” Fier duke krijuar zhurma shqetësuese, ka bërë sjellje të papëlqyeshme në vende publike si edhe ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë duke tentuar t’i qëlloi ata me thikë. U sekuestrua thika në cilësinë e provës materiale, njofton policia. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishje të rendit dhe qetesisë publike” dhe “Kanosje”.