Një incident është regjistruar në bazën kryesore Ushtarake në Maqedoninë e Veriut.

Sikurse raportojnë mediat rreth orës 2:53 të mëngjesit të ditës së sotme një person ka tentuar të hyjë me dhunë në bazë.

Ministria e Mbrojtjes maqedonase bën me dije se ushtari i cili ishte vënë roje në bazë e ka qëlluar personin në thembrën e këmbës, pasi ky i fundit nuk i është bindur.

“Personi nuk i ka dëgjuar paralajmërimet e ushtarit dhe është qëlluar me një plumb në thembrën e këmbës së djathtë. Konform procedurave i është dhënë ndihma e parë dhe është transportuar në spital. Menjëherë janë njoftuar organet kompetente hetuese”,- njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

Policia ushtarake, MPB dhe prokurori publik kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe të gjitha informacionet dhe dëshmitë për ngjarjen janë dorëzuar tek organet kompetente, të cilët po vijojnë punën për zbardhjen e rastit.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakKONSTITUOHEN KZAZ NË 10 QARQE TË VENDIT, KUSH I ZËVËNDËSON ANËTARËT E PD DHE LSI
Artikulli tjetërGREQI, FSHIKULLOHEN ME KABLLO ELEKTRIKE NGA DISA TË BURGOSUR, PLAGOSET RËNDË SHQIPTARI DHE GREKU