Agjentët e policisë kufitare në Korçë kanë bërë në orët e fundit arrestimin e një 31-vjeçari, që ka tentuar të korruptojë një efektiv, me qëllim kalimin e kufirit.

Personi në fjalë, i identifikuar si shtetasi Besmir Bega, e ka patur të ndaluar të udhëtojë në hapësirën Schengen për shkak se herën e fundit kishte tejkaluar kufirin e kohës së lejueshme të qëndrimit.

Kur oficeri i ka kërkuar pasaportën, me shpresën për të kaluar 31-vjeçari ka vendosur brenda saj edhe një kartmonedhë 20-euroshe. Por pas verifikimit të kryer agjentët e kufirit e kanë prangosur Begën, nën akuzën e korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike.