Një 55-vjeçar nga Hasi po hetohet në gjendje te lire, pasi akuzohet se ka tentuar të martojë në Gjakovë, kundrejt pagesës, pa dëshirën e saj, një 17-vjecare, banuese në Krumë

 

Lajmi konfirmohet nga drejtoria vendore e Policisë Kukës, seksioni për trafikun e paligjshëm. “Më datë 02.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë për Krimet e Rënda Tiranë, për shtetasin K.B., vjeç 55 banues në fshatin Peraj, Has, pasi dyshohet se me datë 17.10.2017, ka tentuar të martojë në Gjakovë, Kosovë, kundrejt pagesës, pa dëshirën e saj, shtetasen me iniciale A. J, vjeç 17, banuese në Krumë, Has”, njofton Policia.

Ndaj 55-vjeçarit rëndon akuza Trafikimi i të miturve në tentativë.