Një 32-vjeçar është në gjendje të rëndë në spitalin e Beratit, pasi sipas policisë, ka tentuar të vetëvritet. Ai është gjetur nga familjarë i varur, por këta të fundit kanë ndërhyrë në kohë, duke arritur ti shpëtojnë jetën dhe e kanë transportuar në spital.

Rreth orës 15:05, personeli i spitalit ka njoftuar sallën operative të policisë se urgjencë ka mbërritur një burrë në gjendje të rëndë. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor si dhe eksperti mjeko-ligjor ku ka rezultuar se: SH.D, 32 vjeç, banues në fshatin Lumas, dyshohet se kishte tentuar të vetëvarej, por është shpëtuar nga familjarët. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera nga ndonjë faktor tjetër, njofton Policia, ndërsa shton se grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Dyshohet se 32-vjeçari vuante nga depresioni.