Një shtetas shqiptar ka dështuar ti ikë policisë greke, ndërsa në makinën e tij ndodheshin 161kgdrogë, e llojit marijuanë . Mjeti me të cilin po udhëtonte shqiptari, është pikasur nga policia greke e cila është vënë menjëherë në ndjekje të tij.

 

Gjatë tentativës për tu larguar, makina e shqiptarit ka dalë nga rruga në Kompoti, Art, si pasojë e shpejtësisë me të cilën lëvizte.  Policia rrugore ‘masakron’ shoferët gjatë natës, arrestime dhe gjoba Nga kontrolli i ushtruar në mjeti, policia greke ka gjetur 98 pako me marijuanë, me peshë totale 161 kg e 31 gramë. Sakaq, u arrestua drejtuesi i mjetit, një 29-vjeçar shqiptar.

Nga hetimet paraprake rezultoi se mjetit me të cilin po transportohej lënda narkotike ishte marrë me qira nga një tjetër shqiptar 23-vjeçar, i cili u arrit të kapej nga policia në Agio Pantaleimona, në Athinë.

Artikulli paraprakAKSIDENT ME VDEKJE NE PLAZHIN E VELIPOJES
Artikulli tjetërPOLICIA JEP DETAJE PER AKSIDENTIN TRAGJIK NE VELIPOJE