
Tentuan të kalonin makinën me drogë drejt Greqisë, 2 në pranga
Dy të rinj nga Korça u arrestuan sot në pikën kufitare të Kapshticës, pasi u kapën me drogë. Drejtuesi i mjetit dhe i riu tjetër kishin fshehur 20 kg kanabis në sediljet e pasme të makinës me të cilën lëviznin dhe në parakolp. Droga e gjetur në automjetin tip “Sharon” do transportohej drejt Greqisë.






