Disa zona periferike te Bashkise Shkoder jane shnderruar ne kantier ndertimi pasi po punohet per rivitalizimin e tyre.

Nen kryetari i Bashkise Shkoder Dritan Meta inspektoi punimet ne bllokun e pallateve ne tepe, ku tha se ketu po investohen 30 milion leke te reja dhe ne perfundim te punimeve kjo zone do kete nje ndryshmi rrenjesor.

Eshte nje bllok prej 14 pallatesh te cilet do kene infrastrukturen e munguar per shume vitesh. Po keshtu kryetarja e Bashkise Shkoder Voltana Ademi ka qene ne inspektim ne rrugen e mandave.

Prej disa javesh aty po punohet per rivitalizimin e saj duke investuar ne kanalizime te ujrave te bardha dhe te zeza po ashtu ne sistemim dhe plotesim me trotuare. Rikualifikimet urbane te lagjeve te vjetra te qytetit te lena ne harrese prej vitesh jane si qellim krijimin e standarteve ne funksion te komunitetit.