40 ditë pas fillimit të punimeve projekti rehabilitues prej 30 milion lekësh për rikualifikimin urban të bllokut të pallateve në zonën e Tepes po vijon me ritme të shpejta.

Rrjeti i kanalizimeve është drejt përfundimit, ndërsa shqetësim i përditshëm për banorët mbetet pluhuri i krijuar si pasojë e punimeve. Por si është ky projekt në këndvështrimin e një shtetasi të huaj. Lutfiu vjen nga Zvicra gjatë stinës së verës në këtë zonë, ndërsa shprehet optimist që pas shumë vitesh, 14 pallatet në zonën e njohur si “Fusha e Druve” nuk do të kenë problemet e dikurshme me rrjetin e kanalizimeve dhe infrastrukturën.

Ky projket në lagjen “10 Korriku” përfshin në total një sipërfaqe prej 11000 m2, ndërsa pritet të zgjasë shumë më tepër sesa afati 45 ditor i vendosur fillimisht nga Bashkia Shkodër.

Artikulli paraprakSHKODRANËT KOMENTOJNË REZULTATIN E ZGJEDHJEVE
Artikulli tjetërVLLAZNIA, 30 DITË PUSHIME, ENDE PA NJË DATË