Shqipëria turistike po merr çdo ditë e më shumë vëmendjen e mediave më të mëdha botërore që po kthejnë sytë nga vendi ynë si destinacion turistik ende I pazbuluar dhe tepër tërheqës.
Gazetarja e rrjetit prestigjoz Gjerman ËDR, Sussane Petersen së bashku me regjizorin Jonas Dress prej ditësh ndodhen në Shqipëri duke realizuar një dokumentar lidhur me udhëtimin me rulotë në Shqipëri të një çifti Gjerman vegan.
Ndalesa e tyre e parë ishte kryeqëndra e veriut Shkodra e cila rezultoi një surprizë e bukur për gazetaren.

“ Të jem e sinqertë, pjesa e Shkodrës ku qëndruam ne është një parajsë e vërtetë. Natyra është pothuajse e paprekur, shumë e bukur dhe komplekse më pëlqen shumë. Liqeni është shumë I bukur për të notuar dhe për gjithcka . Gjithashtu pjesa e vjetër e qytetit është shumë e bukur me ndërtesa të vjetra me shumë ngjyra.Vizituam Xhaminë dhe cdo person ishte shumë miqësor.

Artikulli paraprakRESTAURIM I VEPRAVE PREJ BRONZI NË LEZHË
Artikulli tjetërSHQIPËRIA, MAQEDONIA E VERIUT DHE MALI I ZI BASHKOJNË FORCAT KUNDËR INFORMALITETIT,