Tërbuni dhe Besëlidhja do të ndeshen në takimin e javës së 8-të të kampionatit të Kategorisë së Dytë, me ndeshjen që do të zhvillohet të shtunën në stadiumin “Ismail Xhemali” të Pukës, duke nisur nga ora 13:30. Përpara këtij dueli, kapiteni i pukjanëve, Entoni Shkoza, tha se skuadra e tij duhet të japë maksimumin për të marrë fitoren ndaj Besëlidhjes.

Në anën tjetër, kapiteni shkodran i Besëlidhjes, Klejdi Dibra, nënvizoi se skuadra e tij nuk ka asnjë rrugë tjetër përveç se fitores në Pukë.

Të dy ekipet në këtë edicion kanë të njëjtat synime, për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë. Ndërkohë që, para këtij takimi, të dy skuadrat gëzojnë formë të lartë, pasi Tërbuni ka dy ndeshje pa humbje, ndërsa Besëlidhja katër të tilla.

Artikulli paraprakBASKETBOLLISTI AMERIKAN I BASHKOHET VLLAZNISË
Artikulli tjetërRAMA NË KONFERENCË PËR “21 JANARIN”: DREJTËSIA E RE TË ZBARDHË KRIMIN. VRASJA NUK KA NISUR NGA TËRHEQJA E KËMBËZËS SË AUTOMATIKUT, POR NGA…