
Ka mjaftuar një gol i shënuar në fundin e pjesës së parë nga Uendi Vecaj që Tërbuni të marrë një fitore me vlerë në transfertën e vështirë të Koplikut ndaj Veleçikut vendas. Goli i shënuar prej tij në minutën e 44-t ishte ai që përcaktoi fatin e këtij takimi të luajtur në fushën sportive të “Vëllezërve Duli” në Koplik. Në pjesën e dytë, Veleçiku provoi me të gjitha mënyrat që ta barazonte rezultatin dhe në fakt i kishte disa raste, por që nuk u konkretizuan nga futbollistët koplikas dhe si rrjedhojë, i gjithë takimi u mbyll me fitoren e Tërbuni me rezultatin e ngushtë 1-0.
Pas javës së 15-të të kampionatit, pukjanët “blindojnë” vendin e katërt në renditje me 27-pikë dhe në këtë mënyrë, tashmë Tërbuni ka filluar të mendojë për fazën e play-off.