Vllaznia është në avantazhin e një goli në ndeshjen që po zhvillohet në transfertë përballë Tërbunit të Pukës. Goli për kuqeblutë është shënuar shumë shpejt që në minutën 2-të me anë të Shtubinës.

Tërbuni është gjendur I papërgatitur në mbrojtje ndërsa Vllaznia ka sulmuar që në fillimin e ndeshjes. Pjesa e parë është mbyllur 1-0 për shkodranët dhe tashmë duhet pritur edhe pjesa e dytë për të parë Vllaznia do arrijë që ta fitojë këtë takim. Kjo sfidë përcakton shumë për të ardhmen sepse aktualisht Tërbuni dhe Vllaznia janë dy ekipe që nuk kanë bërë një ecuri të mirë në këtë fillim kampionati dhe janë në luftën për mbijetesë.