Janë terhequr nga gara të gjithë kandidatët për deputetë të PDIU-së në Kukës. Lajmin e ka bërë të ditur sot Fatos Hoxha i cili ishte i pari i PDIU-së në listën e deputetëve. Përmes një letre të hapur postuar në facebook ai thotë se po i lirojnë rrugën PD-së.

Ai shpjegon pse tërhiqen nga gara në qarkun e Kukësit, një ditë pas dorëzimit të listave të PD në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. “Une dua ta lë këtu garën time për deputet, dua t’i hap rrugën me kënaqësi dhe krenari listës së PD-së për qarkun me këtë paralajmërim: nese PD-ja nuk shkon ne rezultatin e vet tradicional në qarkun e kukësit, faji nuk ka per te qene kurre i demokrateve të kukësit, por i perbuzjes, lojerave te pista dhe mashtrimit qe vjen nga selia qendrore. edhe pse ligji nuk e lejon çregjistrimin e listës së regjistruar tashmë, Fatos Hoxha, Everest Demushi dhe Lirie Ahmeti, pra gjithë lista e PDIU-së për qarkun e Kukësit, i hapin krahun listës së PD-së për këtë qark, duke u bërë thirrje gjithë demokratëve, mbështetësve tanë, që të përqendrojnë të gjitha votat tek lista e PD-së.

Artikulli paraprakRAMA KOMENTON PËR HERË TË PARË KANDIDATËT E PD: TË GJITHË HUMBËSAT JANË FUTUR NË LISTË
Artikulli tjetërJASHTË LISTE, BREGU: E MBYLLA ME KËTË PD, POR SHKOJ ME PD-NE E VËRTETË