Disa orë pasi refuzoi ndihmën e Shqipërisë për ta ndihmuar në situatën me zjarret, Greqia është tërhequr dhe ka pranuar ndihmën e vendit tonë. Situata në Greqi vijon të mbetet shumë problematike me shpërthimin e zjarreve që janë bërë thuajse të pakontrollueshme.

Ditën e djeshme u raportua për 18 viktima, të cilët u gjetën në zonat pyjore në veri të vendit. Sipas mediave të huaja, dyshohet se viktimat janë emigrantë. Rajoni i Evros në Greqinë verilindore, jo shumë larg kufirit turk, është shkatërruar nga zjarret. Ndërkohë një spital në qytetin e Aleksandoupolis u desh të evakuohej.

Zonat pyjore në Aleksandropoli dhe në Rodopi gjithashtu janë përfshirë nga flakët, teksa në Aleksandropoli, zjarrfikësit vijojnë prej disa ditësh ‘luftën’ me flakët.

Artikulli paraprakQEVERIA GJERMANE MIRATON LEHTËSIMIN E PROÇEDURAVE PËR MARRJE E SHTETËSISË
Artikulli tjetërUKRAINA FESTON 32-VJETORIN E PAVARËSISË