Tërheqja e ujit në zonën e Ajasmës në Shkodër ka nxjerrë në pah edhe pasojat që kanë krijuar përmbytjet e ditëve të fundit.

Banorët e kësaj lagjeje pranë Xhamisë së Plumbit tregojnë problematikat e shumta që janë krijuar në banesat e tyre. Librat e disa prej fëmijëve në këtë lagje janë bërë të papërdorshëm. Zona e Ajasmës u përmbyt që nga fillimi i shkarkimeve në hidrocentrale, ndërsa njëri prej segmenteve rrugore u bllokua për autoveturat. Në këtë lagje të qytetit, disa banorë u detyruan të braktisin shtëpitë si pasojë e prezencës së lartë të ujit.

Artikulli paraprakANTONETA PROGNI, GRUAJA E HUMBUR PREJ 4 DITËSH
Artikulli tjetërVERSIONI I POLICISË PËR NGJARJEN NË LAGJEN RUS