Kjo e martë ka qenë më e qetë sa I takon situatës së krijuar nga reshjet në bashkinë Shkodër. Nga monitorimi në terren I bashkisë Shkdoër, bëhet me dije se sipërfaqja totale e përmbytur është rreth 1400 ha. Hidromenti I liqenit të Shkodrës është në nivel minimal. Po ashtu edhe hidrometri I lumit Drin. Njësia administrative më e prekur aktualisht është Ana e Malit, me një sipërfaqe tokash të përmbytur deri në 700 ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan dhe Oblike. Ditën e sotme, pas tërheqjes dhe rënies së nivelit të ujit është hapur edhe rruga e Obotit.

Në njësinë administrative Dajç, sipërfaqja e tokës bujqësore të përmbytur vlerësohet rreth 120 ha, ku prezenca më e madhe e ujit është në fshatrat Mushan, Shirq dhe Pentar.
Në njësinë administrative Velipojë, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 135 Ha. kryesisht fshatrat Baks, Luarz. Ças.

Një nga zonat e prekura më së shumti nga përmbytjet është edhe Guri I Zi ku sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 300 Ha, kryesisht në fshatrat Kuç dhe Rrenc. Në këtë zonë ka edhe grreyrje te tokave bujqesore ne bregun e lumit Drin ne vendin e quajtur Mali i Vukatanit, ne nje gjatesi prej 800 m.

Rreth 200 ha tokë janë të përmbytura në fshatin Trush të njësisë administrative Bërdicë.
Aktualisht janë të evakuuara 15 familje nga disa njësi administrative. Ndërkohë bashkia Shkodër ka marrë të gjitha masat për të qëndruar në gatishmëri të banorëve të tjerë të cilët janë prekur nga dëmet që shkaktoi situata e reshjeve.

 

Artikulli paraprakPËRMBYTJET, BANORI: GJITHÇKA NDODHI SHUMË SHPEJT
Artikulli tjetërPËRMBYTJET NË LEZHË, DISA AKSE TË PAKALUESHME