Pas tërheqjes së ujit në Fshatin Kuç të njësisë administrative Gur I Zi, kanë dalë në pah pasojat e përmbytjeve të një dite më parë. Uji në banesa ka arritur deri në 70 cm, si rastin e Ahmet Metit, një nga banorët I cili ka patur dëme të shumta në këto dy ditë.
I moshuari tregon se institucionet kanë treguar papërgjegjshmëri gjatë ditëve kur uji kishte pushtuar shtëpitë e tyre.
Në momentin kur niveli I ujit është rritur, I moshuari ka qenë në shtëpi me familjarët e tij. Ai tregon se ato janë zhvendosur në një tjetër shtëpi në Shkodër ndërsa ai ka qëndruar në Kuç.Në fshatin Kuç janë rreth 30 familje, banesat e të cilëve janë kanë qenë në ujë.