
U dënua në Shqipëri pasi mashtroi me një çek të falsifikuar një bankë të nivelit të dytë duke tërhequr para në vitin 2012 në Elbasan, arrestohet nga policia italiane Bruno Pometi.
Pometi prej 2 vitesh ishte në kërkim nga policia shqiptare ndërsa në vitin 2015 u dënua me 7 vite burg me akuzën e vjedhjes së bankave dhe arkave të kursimit. Pometi me origjinë Latine por me rezidenc në Itali u prangos këtë të hënë në një hotel të njohur në Ciocaria një qytezë në provincën e Frosinones në Itali, ndërsa policia italiane ka njoftuar Interpol Tiranën për arrestimin e tij.






