Si të gjithë, edhe Google i bashkohet publikimit të listës së trendeve më të kërkuar në motorin e kërkimit.

Ditën e sotme kompania publikoi listën e përshtatur për disa kategori por ne do të hymë në detaje vetëm dy të tillave: Listës së përgjithshme dhe listës së orientuar nga teknologjia. Le të fillojmë me listën e përgjitshme. 10 trendet globale për 2015-tën radhiten si mëposhtë:

#1 Lamar Odom, #2 Charlie Hebdo, #3 Agar.io, #4 Jurasic World, #5 Paris, #6 Furious 7, #7 Fallout 4, #8 Ronda Rousey, #9 Caitlyn Jenner, #10 American Sniper.

Për referencë vitin e shkuar tre kryesuesit e listës ishin: Robin Williams, World Cup dhe Ebola. Besojmë se kategoria për të cilin do të dëshironit më shumë të dinit është teknologjia. 10 trendet më të kërkuara të 2015-tës në teknologji ishin: #1 iPhone 6S, #2 Samsung Galaxy S6, #3 Apple Watch, #4 iPad Pro, #5 LG G4, #6 Samsung Galaxy Note 5, #7 Samsung Galaxy J5, #8 HTC One M9, #9 Nexus 6P, #10 Surface Pro 4. E thënë ndryshe kjo kategori zotërohet nga 3 produkte të Apple, tre të Samsung, një LG, një HTC dhe një Microsoft. Në 2014-tën lista kryesohej nga iPhone 6, Samsung Galaxy S5 dhe Nexus 6

Artikulli paraprakHuawei shet 100 milionë telefona brenda vitit 2015
Artikulli tjetërFUTBOLLI NË KAOS, PEZULLOHEN ME 8 VITE BLATTER DHE PLATINI