Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë është regjistruar mbrëmjen e së dielës me epiqendër në qytetin e Lezhës, lëkundjet e të cilit janë ndjerë edhe në qytetin e Shkodrës, por edhe në Tiranë dhe Pukë. Sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare epiqendra e tërmetit ka qenë 6 km largësi nga qyteti i Lezhës, ndërsa epiqendra e saj ka qenë 10 kilometra. Lëkundja zgjati disa sekonda dhe ngjallur panic tek qytetarët.

Për shkak të afërsisë, tërmeti i një nate më parë me epiqendër në Lezhë, krijoi frikë dhe panik tek qytetaret. Menjëherë pas lëkundjeve sizmike të cilat zgjaten për disa minuta, ata dolën nga banesat e tyre, duke qëndruar në rruge apo makina. Nisur edhe nga eksperiencat me lëkundjet e shpehsta të tërmetit gjatë dy muajve të fundit, shumë prej qytetareve e kaluan natën jashtë nga frika e lëkundjeve të tjera sizmike.

Fatmirësisht nga lëkundjet e tërmetit të kësaj here nuk u regjistruan dëme. Në qytetin e Shkodrës tërmeti nuk ka shkaktuar dëme, përveç frikës dhe panikut të shkaktuar tek qytetarët në çastet e para.

Një reagim në lidhje me tërmetin 4.5 ballë të ndodhur një natë më parë, ka bërë edhe ministri I mbrojtjes Niko Peleshi I cili ka thënë se: Lëkundjet e tërmetit të mbrëmjes së sotme, sipas IGJEUM kanë pasur magnitudë 4.5 Richter, janë regjistruar 10 km në veri-perëndim të Rrëshenit, në 19 km në thellësi. Nga raportimet paraprake në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile nuk janë regjistruar dëme materiale.

Strukturat shtetërore janë në gatishmëri në ndjekje të situatës!, përfundon reagimi.

Artikulli paraprakSTUDENTI: VAKSINIMI ME DETYRIM SFIDË
Artikulli tjetërVITI AKADEMIK, PD SHKODËR: BREZI I RI KËRKON INVESTIME