Një tërmet i fortë ka “shkundur” vendin fqinj Greqinë, pasi një tërmet prej 6 ballësh ka rënë në afërsi të Elasonas në Larisa.

Sipas Institutit i Gjeodezisë, epiqendra e tij ishte në 10 km thellësi të tokës , e ndjekur nga një tërmet me madhësi 4.6.

Dridhja u ndje në Athinë dhe pjesë të tjera të Greqisë Perëndimore, kohëzgjatja e tërmetit ishte mjaft e gjatë.

Sizmologu Vassilis Karastathis i tha ERT se madhësia është 6 ballë Rihter dhe epiqendra është afër Tirnavos. Ai gjithashtu vlerësoi se mund të ketë edhe shumë pasgoditje të tjera.

Njerëzit në qytetet e mëdha të Thesalisë, kryesisht në Larisa, Trikala dhe Elassona u dendën në rrugë të frikësuar.

Pas tërmetit 6 ballë i cili ra në Elasona të Larisas në Greqi, ka reaguar edhe kryebashkiaku Nikos Gatas i cili ka kërkuar që të nisin vlerësimet për dëmet materiale që mund të jenë krijuar.

Zgjati më shumë se 15 sekonda dhe qytetarët dolën në rrugë duke lënë shtëpitë e tyre. Ende nuk ka njoftime për lëndime ose dëme”, tha Nikos Gatas.

Sipas tij situata është nën kontroll pavarësisht se njerëzit janë të frikësuar dhe i ka kapur paniku.

 

Artikulli paraprakVASILIKA HYSI NUK DO TË GAROJË PËR DEPUTETE, RAMA: DO U HAP RRUGËN KALAMAJVE
Artikulli tjetërINFO PLUS – 03.02.2021