Një tërmet i fuqishëm prej 6.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e së martës në Greqinë perëndimore. 

Lëkundje janë ndjerë edhe në vendin tonë. Epiqendra e tërmetit ka qenë 23 km në perëndim të Lefkadhës, në detin Jon. Ndërkohë që sipas mediave greke lëkundjen nuk kanë shkaktuar dëme materiale, por theksohet se kanë qënë dy lëkundje 6.1 dhe 6.7 ballë Sizmologët po ndjekin me vëmendje fenomenin, që sipas tyre ka lidhje me lëkundjet sizmike që regjistrohen herë pas here në zonën pranë ishullit të Qefalonisë, në jug te Leufkadhës.