Tërmet i fuqishëm në Berat, lëkundjet ndjehen në Fier, Tiranë e Vlorë

Një tërmet i fuqishëm ka rënë pak minuta më parë në Berat. Mësohet se tërmeti ka qenë 4.6 ballë i shkallës Rihter. Tërmeti ka pasur epiqendrën në Urën Vajgurore, ndërsa është ndjerë deri në Fier dhe Vlorë. Lëkundje tërmeti janë ndjerë pak momente më parë në kryeqytet. Nuk ka njoftimi për dëme materiale.