Rudi Gega është një nga ata djemt që thuajse gjithmonë kanë qënë pro gjërave ndryshe.

Këtë gjë mund ta konfirmojmë mjaft thjeshtë edhe po të kërkojmë pak për të në internet, për ata që mbase edhe nuk e njohin të cilët janë të paktë në numër. Rudi është ai djali që me talentin e tij ka arritur të sjellë këngë mjaft të pëlqyera ku edhe sot pas kaq vitesh ato këngë I kanë rezistura kohës e pelqehen mjaft. Disa nga këngët e tij më të njohura janë : “Qyteti im” , “Tërmet mbi qytet” , “E kena djeg” dhe “Mos u llastoni” kjo e fundit e sjellë në bashkëpunim me këngëtaren Ingrid Jushi dhe Mr Elvis. Por Rudi ka shumë vite që është larguar për në SH.B.A, ku përveç qyetit të tij të lindjes Shkodrës ai është larguar edhe nga muzika….por jo përgjithmonë, pasi ai me 13 Korrik kishte ditëlindjen e në një postim në Face Book ku falenderonte të gjith ata që I kishin përcjellë urimet e tyre, ai na bën edhe një surprizë ku tregon se sëshpejti do të sjellë një këngë, gjë e cila tregon edhe një rikthim të tij në muzikë. Jemi të sigurt se të gjith ata që e kanë pëlqyer dhe mbështetur muzikën e tij, do të lumturohen për këtë rikthim e neve na mbetet vetëm ti urojmë sa më shumë suksese dhe….MIRËSE U RIKTHEVE MUZIKËS, NA KISHE MUNGUAR.