Tërmet me magnitudë 4.4 në verilindje të Shqipërisë

Një lëkundje tërmeti me magnitudë 4.4 shkalla Rihter është regjistruar këtë të mërkurë, rreth orës 12:30 minuta. Sipas Institutit të Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, termeti rreth 5-6 ballë e kishte epiqendrën në fshatin Vinjollë të Matit, 13 km veriperëndim të Bulqizës dhe 17 km në juglindje të Burrelit. Emergjencat Civile bëjnë me dije se në bazë të informacioneve të marra nga Njësitë e Qeverisjes Vendore Bulqizë, Burrel, Klos dhe Peshkopi, nuk ka dëme në njerëz dhe banesa. Por, paniku nuk ka munguar. Në Bulqizë njerëzit kanë dalë jashtë, ndërsa shkollat janë mbyllur më herët. Sipas Emergjencave Civile, lëkundjet e tërmetit janë ndjerë lehtë në territoret e qarkut Tiranë, Dibër dhe Elbasan.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakBASKET, REAGON SHOQATA: NXJERRJA JASHTË PALLATIT SKANDAL
Artikulli tjetërARRESTOHET SHQIPTARI MË I KËRKUAR NË EUROPË