Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e kaluar në Shqipëri. Një tërmet me magnitudë 4. 9 të shkallës Rihter goditi vendin tonë. Sipas EMSC, qendra Europiane sizmiologjike, epiqendra e këtij tërmeti ishte 10 km nga qyteti i Durrësit në detin Adriatik. Ndersa pak minuta më pas pati një tjetër lëkundje me magnitudë 3.4 e shkallës Rihter sërish pranë Durrësit. Ky tërmet me epiqendër në Durrës është ndjerë jo pak edhe në qytetin e Shkodrës.

Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes ka reaguar në lidhje me tërmetin që goditi pak pas mesnate vendin tonë, me mangitudë 4.0 të shkallës rither. Sipas ministrisë tërmeti u regjistrua në orën 00:13 ku epiqendra ka qenë deti Adriatik, pranë Gjirit të Lalzit. Mes të tjerash raportohet se nuk ka pasur dëme nga ky tërmet. “Ne orën 00:13 eshte regjistruar nje termet me madhesi 4.0 ne det, perballe Gjirit te Lalzit. Është pasuar nga 42 pasgoditje, më e madhja 3.5. Nuk raportohen dëme.”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Në fakt këto dy lëkundje të njëpasnjëshme ngjallën një lloj frike tek shumë qytetarë duke qenë se ende nuk është bërë një vit nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit në 2019-ën i cili mori jetë njerëzish dhe shkaktoi dëme shumë të mëdha. Disa qytetarë kanë lënë shtëpitë e tyre mbrëmë të paktën për disa minuta për të qenë të sigurtë kjo edhe për shkak të panikut se mund të përsëritet ngjarja tragjike e nëntorit të kaluar.

Ndërkohë më të shqetësuar kanë qenë ata qytetar të cilët janë detyruar të kthehen në banesat e tyre pas tërmetit të 26 nëntorit duke qenë se këto shtëpi janë të dëmtuara dhe nuk janë riparuar ende. Duke mos patur një vend tjetër por edhe për shkak të vështirësive në çadra shumë familje janë rikthyer në banesat e tyre të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit por mbrëmë një pjesë e tyre janë detyruar të dalin sërish të paktën për disa minuta derisa nuk u ndje më asnjë lëkundje.

Tërmetet në Shqipëri ka vijuar gjatë gjithë kohës duke qenë të shpeshtë gjë e cila bën që qytetarët të përjetojnë ende frikën se diçka e keqe mund të ndodh. Sipas ekspertëve të paktën deri në një vit pas tërmetit të 26 nëntorit këto lëkundje cilësohen si normale edhe pse për shumë kend krijojnë situatë paniku.

Artikulli paraprakSHKODËR, RRUGICAT E NGUSHTA PROBLEM PËR QYTETARËT
Artikulli tjetërSHKODËR, RRUGA E PAKALUESHME NË TË GJITHA STINËT