Është 21 të plagosur dhe asnjë dëmtim material bilanci I tërmetit me magnitudë 6.5 që goditi dje Japoninë veri-perëndimore. Shumë shtëpi janë evakuuar për shkak të alarmit për cunam, por që më pas është anuluar.

Sot situata është kthyer në normalitet, pas rikthimit të energjisë I ndërprerë pas lëkundjeve. Edhe trenat elektrik dhe mjetet e transportit kanë nisur funksionimin e tyre.

Agjencia meteorologjike japoneze ka sqaruar që tërmeti ka goditur brigjet perëndimore të Yamagata, rreth 50 kilometra në jug-perëndim të qytetit të Sakata. Epiqendra e lëkundjeve ka qenë në thellësinë 14 kilometra.

Artikulli paraprakINFLACIONI SIPAS EUROSTAT, NË MAJ SHËNOI 1,6%
Artikulli tjetërBOTËRORI I KATARIT HYN NË HISTORI SI EVENTI MË I NJËLLOSUR I FIFA-S