Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacion zyrtar lidhur me tërmetin e regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në vendin tonë. Nga informacionet paraprake nuk raportohet për dëme apo të lënduar.

“Sipas informacioneve paraprake, me datë 24.09.2020 ora 01:25:10 IGJEUM ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë 4.5 ballë me thellësi 20 km në veriperëndim të qytetit Cerrik. Nga komunikimi me Policinë e Shtetit dhe me Mbrojtjen Civile në Prefekturën Elbasan, nuk raportohen dëme apo probleme te ndryshme”, njofton Ministria e Mbrojtjes.

Artikulli paraprakMETA KUNDËR NDËRTIMIT TË HEC-EVE NË LUMIN VJOSË
Artikulli tjetërNJË ASTEROID ME PËRMASA SA NJË AUTOBUS DO TË FLUTUROJË SHUMË PRANË TOKËS