Një tërmet me magnitudë 5.5 të shkallës Rihter ka goditur Japoninë pasditen e sotme.

Sipas mediave të huaja, lajmin e njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, e cila bëri të ditur se epiqendra e tërmetit ishte në det të hapur në Paqësor, në lindje të ishullit Honshu.

Po ashtu mësohet se epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 35 kilometrash, rreth 11 kilometra larg qytetit të Sendait me një popullsi prej një milion banorësh.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakGJERMANI, PËR HERË TË PARË PAS 10 VITEVE REGJISTROHEN MBI TRE MILIONË TË PAPUNË.
Artikulli tjetërRESHJE TË FORTA SHIU DHE STUHI TROPIKALE, PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT