Të paktën katër njerëz kanë vdekur dhe më shumë se 600 të tjerë janë plagosur pasi një tërmet me madhësi 6.2 goditi Majene City në provincën Sulawesi Perëndimore të Indonezisë në orët e para të së ditës së sotme.

Qendra e Kontrollit të Operacioneve të BNPB tha se rreth 637 banorë u plagosën dhe 3,000 të tjerë u detyruan të zhvendosen për shkak të lëkundjeve të fuqishme.

Disa ndërtesa në Majene u dëmtuan rëndë, duke përfshirë 62 shtëpi, një qendër të njësisë shëndetësore dhe një zyrë ushtarake.

Tërmeti i fortë shkaktoi gjithashtu ndërprerje të energjisë dhe të shërbimit telefonik dhe rrëshqitje të tokës përgjatë rrugëve.