Pasi priti gati tri vite për rindërtimin e shtëpisë së dëmtuar nga tërmeti dhe nuk gjeti zgjidhje, Gjergj Mirashi nga fshati Gurezi në Kurbin të qarkut Lezhë bashkë me dy pjestarët e tjerë të familjes u largua në emigracion. Mungesa e një strehe ku të fusnin kokën dhe mos trajtimi me bonusin e qirasë e detyruan 65-vjeçarin që të veprojë në këtë mënyrë. Vëllai i tij Ded Mirashi tregon se autoritetet e kanë shembur plotësisht shtëpinë për t’i hapur rrugë rindërtimit, por ndonëse kanë kaluar gati 3 vite puna ende nuk ka nisur.

Në rast shtëpia e shembur nga tërmeti rindërtohet atëherë vëllai mund të rikthehet në Shqipëri shprehet Mirashi.

Bashkia e Kurbinit ishte një ndër zonat më të prekura nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019-të dhe sot shumë familje vijojnë të jënë ende të pastreha.