Lëkundje tërmeti u regjistruan mëngjesin e sotëm në zonën e Himarës.

Sipas IGJEUM, magnituda e tërmetit ishte 4.1 e shkallës Rihter dhe me thellësi 18 km.

Lëkundjet u ndjenë në disa qytete të jugut teksa deri më tani nuk raportohet për dëmtime.