Një tërmet me magnitudë 4 të shkallës Rihter ka goditur Greqinë mengjesin e sotëm në një zonë detare në jug-perëndim të Hydra’s.

Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë rreth orës 05:43 të mëngjesit të sotëm.

Sipas Institutit Gjeodezik të Observatorit Kombëtar të Athinës, epiqendra e tërmetit shtrihet rreth 46 kilometra në jug-perëndim të Hidrës dhe thellësia fokale e saj vlerësohet në 16.5 km.