Kryetari i PD, Lulzim Basha, anulon vizitën në Athinë, ku kishte planifikuar të festonte, bashkë me shqiptarët në Greqi, Ditën e Flamurit.

Ka qenë kryetari i PD-së i Degës së Athinës, Fatmir Gjoçi i cili ka bërë me dije se Basha ka anuluar vizitën në Athinë për shkak të tërmetit që ra ditën e djeshme në Shqipëri.

“Arsyeja është e kuptueshme. Pas situatës së vështirë që po kalon vendi ynë, për shkak të fatkeqësisë natyrore që shkaktoi humbje jetësh, Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë z. Lulzim Basha, e anulloi vizitën e tij në Athinë.

Zoti Basha kishte planifikuar një sërë takimesh, me Kryeministrin e Greqisë z. Micotakis, Ministrin e Punëve të Jashtme z. Nikos Dendias dhe një sërë personalitetesh të larta të shtetit helen, si dhe personalitete ndërkombëtare diplomatike, që ishin të ftuar në Kongres.”- thekson Fatmir Gjoçi, kreu i degës së PD në Athinë, i cili shpreh ngushëllimet e përzemërta për familjet që humben njerëzit e tyre dhe uron shërim sa më të shpejtë për të lënduarit.

Artikulli paraprakTËRMETI GODET GREQINË, KRETA, ATHINA DHE GJITHË PELOPONEZI NËN ETHET E FRIKËS
Artikulli tjetërTRAGJIKE/ SHUHET FAMILJA NË THUMANË, BURRË E GRUA NXIRREN TË PAJETË NGA RRËNOJAT! DJALI IU VDIQ NË SPITAL