Presidenti Ilir Meta shpreh ngushëllime për famijlarët e viktimave nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.2 të shkallës rihter, që tronditi një ditë më parë Haitin, duke u iu marrë jetën të paktën 304 personave.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Presidenti Meta shprehet se solidariteti ndërkombëtar është i domosdoshëm për tejkalimin e pasojave tragjike dhe rimëkëmbjen e Haitit.

“Lutjet tona sot për popullin e Haitit! 🙏 Trishtuese humbjet e jetëve, lëndimet dhe shkatërrimet nga tërmeti katastrofik. Solidariteti ndërkombëtar, i domosdoshëm për tejkalimin e pasojave tragjike dhe rimëkëmbjen! 🇦🇱🇭🇹”, shkruan Meta.

Artikulli paraprakZBARDHET PLAGOSJA E 25-VJEÇARIT NË KURBIN, POLICIA SEKUESTRON KALLASHNIKOV, DROGË E TRITOL, NË PRANGA DAJA I AUTORIT
Artikulli tjetërSËRISH MBI 1 MIJË RASTE ME COVID-19 NË KOSOVË, REGJISTROHEN EDHE 4 VIKTIMA