Kreu i Partisë Demokratike të Rikthemelimit, Sali Berisha ka reaguar ditën e sotme për ngjarjen tragjike që tronditi Marokun, duke i kushtuar me qindra humbje jete per shkak te nje termeti me magnitude 6.8 te shkallës rihter. Përmes një statusi në Facebook, Berisha shpreh ngushëllimet e ndjera për familjarët e viktimave, si dhe lutet për shpëtimin e atyre që janë ende gjallë nën rrënoja.

Postimi i plotë i Berishës:

“Tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8 ballë godet Marrakeshin, në Marokun qendror. Të dashur miq, njoftohet deri tani se numërohen mbi 800 viktima, mijëra të plagosur dhe shtëpi e objekte të dëmtuara.

Duke shprehur dhimbjen, solidaritetin njerëzor dhe ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave dhe autoriteteve të vendit, le të lutemi së bashku për shpëtimin e atyre që janë gjallë nën rrënoja dhe t’i urojmë shërim të shpejt e të plot të plagosurve.”

Artikulli paraprak‘DUHET TË RISHIKOHEN HARTAT’, PËRMBYTJET NË GREQI, SEKRETARI AKADEMIK: ATË QË PAMË NË VERËN E 2023
Artikulli tjetërFENOMENI ‘DANIEL’ NË GREQI, FORCAT E ARMATOSURA SHPËTOJNË MBI 1600 PERSONA TË BLLOKUAR NGA PËRMBYTJET