Lëkundjet e tërmetit nuk kanë kursyer as burgun e Shën Kollit në Lezhë.
Për pasojë janë dëmtuar disa godina duke bërë që për 150 të burgosur të nisë transferimi nga qelitë. Disa prej tyre do të transferohen në Burgun e Reçit.
Viktimat nga tërmeti i 26 nëntorit sa vijnë dhe shtohen, për shkak se ka ende persona nën rrënoja.
Të dëmtuar janë mbi 600 persona, ndërsa vazhdojnë kërkimet nga ekspertë vendas dhe të huaj.