Mbërrin në aeroportin e Rinasit ekipi i specialistëve nga Mbrojtja Civile italiane, ndërsa janë nisur drejt Durrësit e Thumanës, që janë zonat më të prekura nga tërmeti.

Kryeministri Rama ka marrë mbështetje nga kancerlarja e Gjermanisë, Angela Merkel, e cila ka aktivizuar emergjente gjermane.

Kryeministri italian Giuseppe Conte, ai grek Kyriakos Mitsotakis, presidenti Macron dhe Erdogan, Vuçiç, kryeministri i Greqisë, i Bullgarisë, e shumë të tjerë kanë nisur ekipet e tyre të emergjencës drejt Shqipërisë.