Një tërmet me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës.

Lëkundja ka qenë e mesatarisht e fortë dhe ka mjaftuar të zgjojë dhe të frikësojë disi banorët e qytetit bregdetar.

Tërmeti ka qenë me thellësi 2 km dhe me epiqendër detin Adriatik.