Terror në Londër, pengmarrje me armë zjarri

Një person i armatosur ka marrë peng disa persona. Ngjarja ka ndodhur në një rrugicë në Ëarëickshire të Anglisë. Policia lokale sqaron se janë duke ndjekur këtë incident, ndërsa i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të largohen nga zona. Gazeta Metro duke cituar dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thotë se personi që mori pengjet mbante në dorë një armë.Një njeri i armatosur me një armë gjahu ka marrë peng disa njerëz në një fushë ku luhej bowling në Nuneaton në Warwickshire të Anglisë. Lajmi bëhet i ditur nga “RT”.Sipas mediave të huaja një dëshmitarë tha se ai kishte qenë bashkë me dy djemtë e tij në dhomën e zhveshjes kur ka shkuar në fushë dhe e ka gjetur atë të boshatisur ku dukej vetëm personi me armë në dorë.Në zonë kanë shkuar rreth 30 policë të cilët po monitorojnë situatën, ndërsa u kanë bërë thirrje njerëzve që të qëndrojnë larg zonës.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHKODER,TENTON VETEVRASJEN NJE SHTETAS
Artikulli tjetërGJYKATA “RRËZON” PROKURORINË, S’E BINDIN PROVAT PËR NEZAR SEITIN