
Pamjet që kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale ne lidhje me sjelljen e përfaqësuesve te krimit ekonomik ne Shkodër, jane komentuar edhe ne drejtues te politikes shqiptare.
I menjehershem ka qene reagimi i ish kryeministrit Berisha i cili ne rrjetin social facebook, e ka cilësuar ketë ngjarje si nje luftë për kafshatën: Shefi i krimit ekonomik te Shkodres, Pjerin Lazri, i cili ne kundershtim flagrant me ligjet nxjerr dhe kercenon me revole fshateret qe shisnin duhan pasi atyre jua sekuestruan mallin. Fshataret qe luftojne per kafshaten e gojes te femijeve te tyre shperthejne ne revolte, linçojne shefin e krimeve dhe marrin mallin e tyre. Te gjitha ketto duken qarte ne videon e meposhtme! Sb.. ka shkruar ish kryeministri Berisha. Nga ana tjeter, ne lidhje me kete sjellje aspak normale ka reaguar edhe Kryetarja e Bashkise Shkodër, Voltana Ademi, e cila i eshte drejtuar Kryeministrit Rama: Ky është terror shtetëror Z. Kryeministër! Ju dhe qeveria juaj po prodhoni terrorizem politik në Shkodër!


