Në Gjermani është rritur ndjeshëm numri i islamikëve radikalë, një pjesë e të cilëve përbëjnë rrezik për sulme terroriste.

Kështu ka deklaruar drejtori i shërbimeve sekrete të brendshme, Hans Georg Maassen në kongresin e policisë europiane të mbajtur në Berlin. “Për momentin numërojmë rreth 1.600 persona potencialisht të përfshirë në skenën e terrorizmit islamik”, ka thënë Maassen. Në fund të vitit 2016, në Gjermani numëroheshin 1.200. Prej tyre, Agjencia Federale e Antikrimit numëron rreth 570 persona që konsiderohen si të rrezikshëm. Në mbyllje të vitit të kaluar, kancelarja gjermane Angela Merkel e shpalli luftën kundër terrorizmit islamik një prioritet parësor. Në vigjilje të Krishtlindjes, një atentat terrorist u verifikua në Berlin, ku një shtetas tunizian vërshoi me një kamion ndaj një tregu festiv, duke vrarë 12 persona dhe plagosur 48 të tjerë.