Terrorizon fshatin duke shtënë me arme, pranga 20-vjeçarit lezhjan
Gjashtë të shtëna me automatik për qejf, në ajër, i kanë kushtuar arrestim dhe burgosje me dy akuza, të riut nga Lezha Erjon Nikolli. 20-vjeçari nga fshati Zojs i Lezhës u arrestua menjëherë pas veprimit që kreu dhe iu sekuestrua 1 automatik AK -47. 6 gëzhoja u gjetën në vendngjarje. Policia e Lezhës njoftoi se veprat penale në ngarkim të tij janë: “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” parashikuar nga neni 278/2 dhe 274 të Kodit Penal. Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.