Portieri i Torinos, Etrit Berisha është dëmtuar. Për këtë arsye, trajneri i ekipit Granada, Juric e ka lënë në shtëpi dhe nuk e ka ftuar për sfidën e sotme me Atalantën.

Situata do të shqyrtohet ditë pas dite, teksa ekzaminimet mjekësore do të jenë ato që do të thonë diçka më shumë. Ky është një lajm i keq edhe për trajnerin e Shqipërisë Edi Reja, në prag të ndeshjeve të Nations League në fundin e shtatorit. Kujtojmë që të dëmtuar janë edhe Hysaj me Kumbullën.