
KRYEINSPEKTORI: S’MUND T’I GJOBISIM SËRISH, KEMI PROÇESE GJYQËSORE. Situata në shumë njësi vendore të Qarkut Shkodër vijon të mbetet problematike sa i përket menaxhimit të mbetjeve.
Këtë e konfirmon edhe kryeinspektori i mjedisit ujërave dhe pyjeve. Me disa njësi vendore vazhdon beteja për gjobat që kanë marrë gjatë vitit 2014-të. I pyetur se pse nuk vendosen gjoba të tjera Tërthorja thotë se s’mund të ndodhë përderisa ka proçese gjyqësore. Ditët e fundit “Star Plus” ka sjellë situatën shqetësuese në disa Komuna por edhe Bashkinë Shkodër ku mbetjet vijojnë të hidhen pa kriter e të mos pastrohen në kohë.
[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/pSVRHSqi_40?showinfo=0″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]