Kryeinspektori i inspektoriatit shtetëror të pyjeve Edmond Tërthorja, i pranishëm në tryezën për zhvillimin ekonomik të mjedisit tregoi se një prej problemeve më të mëdha dhe që i përket pushtetit vendor për ta zgjidhur janë mbetjet spitalore tejet të rrezikshme.

Tërthorja tha se probleme mbeten edhe prerja e pyjeve, erozioni, zjarret ndërsa prioritet për 2016 duhet të jenë një menaxhim më i mirë në zonat turistike të Velipojës, Thethit, Kalasë Rozafa, liqenit apo lumit Buna.Tërthorja nënvizoi se njësitë vendore mes të cilave edhe bashkia Shkodër vijojnë të mos menaxhojnë siç duhet mbetjet urbane por nuk është prioritet ndëshkimi me gjobë ndaj kërkoi që të gjehen zgjidhjet përkatëse.