Një mjet i madh lundrues, i projektuar nga shkencëtarët holandezë për të pastruar një ishull me mbeturina në Oqeanin Paqësor, me përmasa tre herë më të mëdha se ato të Francës, ka mbledhur me sukses plastikën në det të hapur, për të parën herë.

Boyan Slat, krijues i projektit pastrimi i oqeanit, njoftoi në “Twitter” se mjeti lundrues 600 metra i gjatë, kishte kapur dhe mbledhur mbeturina nga ajo që njihet si vendgrumbullimi i madh i mbeturinave në Paqësor.

Bashkë me një foto të mbeturinave të mbledhura, mes të cilave edhe një rrotë makine, Slat shkruante: sistemi ynë i pastrimit të oqeaneve më në fund po mbledh plastikën, që nga rrjetat fantazmë e deri tek mikroplastika. Mos i ka humbur ndokujt një rrotë?

Me qindra e mijëra tonë plastikë përfundojnë në det çdo vit. Rrymat e oqeaneve kanë sjellë sasi të mëdha mbeturinash në një fashë mes Hauait dhe Kalifornisë, ku edhe është verifikuar akumulimi më i madh i plastikës në oqeanet e botës.

Sistemi i ri i pastrimit, synon jo vetëm të mbledhë rrjetat e vjetra të peshkimit dhe objektet e dukshme plastike, por edhe mikroplastikën.